Ramadan Rizani: Zëri i lirisë që kumboi gjatë luftës e pas luftës

Ramadan Rizani: Zëri i lirisë që kumboi gjatë luftës e pas luftës

4 Janari i vitit 1999, në Malet e Berishës. “Ju flet Radio Kosova e Lirë, ju flet Radio Kosova e Lirë!”

Zëri i lirisë, zëri i qëndresës, zëri i luftës çlirimtare. I vetmi institucion informativ që për hapte zërin e luftës në çdo cep të Kosovës, ishte Radio Kosova e Lirë. Ishte kënaqësi kur dëgjoja për herë të parë,” Zëri I lirisë”edhe” Radio Kosova Pres”. Kishte fituar besimin mediatik tek, populli I Kosovës, ishte kënaqësi dhe stimulim I veçantë për të luftuar shantazhet dhe kurthet serbo vrastare ndaj Kosovës. Radio Kosova e Lirë, ishte si lokomotivë që në lëvizje trenin vetiak dhe pjesë tjera përcjellëse, që thotë të vërtetën në ngjarjet që zhvillohen gjatë luftës çlirimtare dhe asaj barbare serboçetnike.

Ishin veprimtarit e palëkundur të Stafit të Radio Kosova e Lirë. Ata që ju bashkuan radhëve të U Ç K-së, ata që dhanë informacion për çdo betejë në mes forcave çlirimtare dhe asaj pushtuese e vrastare serbe. Informonte në vendngjarje, ekzekutimet, maltretimet fizike e psikike, abuzimet e paparashikueshme ndaj shqiptarëve. Kjo ishte vetëm se mbronin shtëpitë tona, vendin tonë. Pra, zëri I shpirtit, kombit shqiptar u dëgjuam më Janar, në ora 16 të ditës. Ishte e pabesueshme në kujtimin e popullit, por realitet në lajmet e transmetimit nga vendet ku zhvillohet lufta frontale në mes forcave të UÇKsë, e asaj pushtuese serboçetnike e vrastare. Populli me trazistor në dorë, me zi të prisnin ndonjë lajm rreth gjendjes që paraqitet nëpër beteja e terrene të luftës.

Ishte pak sa trishtuese, por qëndresën heroike të UÇK-ës, ndaj asaj pushtuese. Sa do armatim që mbanin, por morali I tyre për luftë ishte I dobët. Serbet e dinin mirë, se luftojnë në tokën e huaj, për të marrë tokën e huaj”. Stafi I kësaj radio, ishte I pathyeshëm me plot trimëri, me një zërin, në anën tjetër pushkën. “Pa grykëhollën s’ka liri, armiku do vetëm forcën!”Këtë e kanë vërtetuar edhe fuqitë më të mëdha të botës. Lufta është trishtim, por armikun pa ndërgjegjeje duhej vetëm qëndresa heroike kundër armikut. Besa e shqiptarit, është fuqi të besimit e të bindjes mbi njerëzimin. Pra këtë e ka pasur traditë gjithë kombi Shqiptar. Stafi I po kësaj radio, por ishin po këta trima që kishin vuajtur dënimin politik në burgjet e ish-Jugosllavisë e ato serboçetnike.

Me pamundësi të flas emër për emër, por flas për stafin e “Radios Kosovës së Lirë”, Në ato vargmalet e Drenicës. Kur dëgjohej zëri I Nusret Pllanës, të bën diçka të mahnitshëm, sikur dëgjonim Radio Tiranën. Me zërin dhe tonin emblematik, me stafin përreth me ato mjete të thjeshta, por të çelikosura popullin e Kosovës. Ishin të paktë në punë me ato vegla të thjeshta, por me duar të arta e zërin që shpërndanin anë e mbanë Kosovës, aty ku zhvillohet lufta. Edhe lufta Don strategji, organizim, Besim që këto gjëra të funksionojnë me potencialin e tyre më të madh. Ashtu ishte stafi I radios Kosova e Lirë, z. Ahmet Qeriqi drejtor I po këtij mediumi ishte elegant në veshje, në sjellje dhe qëndrim kombëtar. Njeri dinjitoz. Me një anë materialet për informim, në krah automatikun. Sypatrembur, I burgosur politikë shpesh herë duhej të kalonim bashkë, ato male këmbë me ushqim e ndonjë batanije drejt maleve të Berishës. Ndonjëherë edhe me karrocë kali, ngarkuar ushqim e gjëra të nevojshme për stafin e Radio Kosova e Lirë. Nuk ishte lehtë t’i kalonim ato vargmale lugina e përrocka uji, nën breshërish plumbash nga pushtuesi serbo-çetnik.

Nuk ishte I vetëm, aty qëndronin edhe trimat e palëkundur: Nusret Pllana, Nezir Myrta, Martin Çuni, Valdet Hoti, Berat Luzha, Habib Zogaj, Riza Berisha, Fatmir Dugolli e shumë të tjerë që dhanë kontributin e tyre nën vajtjen e Radio Kosovës së Lirë edhe me teknikë. Në masin e tyre ishte edhe këngëtari I mirënjohur I cili siguroi mjetet për këtë radio të luftës Behxheti. Edhe sot kumbonë zëri I Radios Kosova e Lirë. Nuk harrohen dot komentet në frymën e fuqishme, realiste të mundshme të shkruara nën breshërinë e armëve armike serbe. Gjatë udhëtimeve në mënyrë të vazhdueshme me bartjen e ushqimit dhe gjësendeve të nevojshme drejt Kleqkës.

Aty pranë “menzës së ushqimit” që qëndronte për ushqim të ushtarëve të UÇK-së. Duke kaluar me karrocë kali, plotë ushqim drejtë në Pallanik të Berishës. Në luadhin pranë menzës së ushqimit, shiheshin ushtarët e UÇKsë duke bërë ushtrime luftarake. Aty shihej një eprorë luftarak, me pedanti, guxim e disiplinë të lartë, ishte Tahir Sinani, me ushtarët e tij tani dëshmor I kombit. Ishte paksa I rreptë në stërvitje ushtarake për “guerilën” ushtarake fjalët e tij ishin:”Ju mendoni se jeni në ndonjë duel në hallkat sportive por këtu s;ka lojë, këtu ka luftë!”.

Vazhduam rrugën drejtë zërit të Radio Kosovës së Lirë. Vazhdon të transmetoj program ditorë në flakën e luftës, nuk harron dëshmorët, luftën titanike kundër barbarisë serbo-vrastare. Vazhdon të informojë opinionin në Kosovë e më gjer në mënyrë realiste dhe objektive. Edhe sot në kujtimin e 22 viteve më parë jep program atdhe dashurie, kombëtare pa u lëkundur, si në kohën e luftës. Bëjmë pyetje:Sa bënë institucionet tona për radion e luftës?!

Ku ishte e vetme radio, që shpërndante zërin e luftës çlirimtare për vendin e vetë dhe trojet shqiptare. Pra, megjithatë vështirësitë ne luftë e pas lufte prapë dëgjohet zëri enigmatik I Radios Kosova e Lirë, e cila feston përvjetorin në Kosovën e Lirë e të pavarur!

Nuk u mposhtë kurrë por vetëm sa u forcua karshi atyre që lanë vendin e morën ikën për në vendet tjerë. Stafi I Radio Kosovës së Lirë, duhet të jetë krenar, urime për shumë mot me zërin emblematik RKL, drejtë një bashkimi kombëtar! Të jemi të bashkuar për atë që dëshirojmë!

Viti i lavdisë

Viti i lavdisë

Vit krenarie

Vit kombëtar

Vit I shpresës

Ishe dje

Je sot

Do të jesh nesër!

Zëri I juaj

S’u ndalë

Kumboi anembanë Kosovës

Errësirë, zjarr

Zërin s’mund ta ndalë.

Jemi në vendin tonë luftojmë për liri, ditët në bardhësi

Do të na bashkojë me Shqipëri.

Amanet lanë të parët

E vulosi, legjendari, Adem Jashari!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …