A ka tela lahute a sharkie te ndonjë këngëtari, …a ka penë poeti a shkrimtari … a ka historian a kronikan pedant te kohës …që mund ta përthekojë gjithë përkushtimin heroik ndaj Atdheut e Lirisë te heroit Ismet Asllanit?!!… Që mund ta përmbledhë gjithë bujarinë unikate te përmasave biblike… të Ismet Asllanit dhe familjes se Tij?!! …
Te tentosh që gjithë veprën e Ismet Asllanit ta përmbledhësh ne një këngë, në një poezi, apo ne ndonjë libër …është njësoj e pamundur, si të tentosh qe qiellin e kaltër me dallëndyshe e ylber, me diell e hënë, me zjarr vetëtimash e bubullimash ta futësh në një grusht. Shpirti i tij ishte i gjerë sa vet qielli, zemra e tij ishte e madhe sa Luboteni, guximi dhe idealet e tij preknin Zenitin e mundësive njerëzore.
… A mund te gjendet edhe një rast tjetër qe nga xhepi i vetë ka dhënë para “te thata” me miliona DM, … ku vetëm ne një rast i ka dorëzuar UÇK 1’200’000 DM?!…
…A mund gjendet edhe një shembull tjetër qe ka dhënë qindra tonelata miell e bukë për luftën, për ushtaret, për popullin e uritur e te dëbuar nga shtëpitë dhe te shpërnda neper male e fusha?! …Ne një kohe e rrethana te tilla ku çdo kilogram miell ka qene e barabartë me dhurimin e jetës!!!…
…Pastaj teknika ne automjete transporti, ne njerëz, etj? …Po …dëmet nga ndëshkimi i armikut, për shkak te rolit te tij te madh ne mbështetjen e luftës, duke i shkatërruar tekniken, ekonominë e pasuritë shume milionëshe, te krijuara me mund e me djerse?!…
Pastaj tri jetët e vëllezërve Asllani te rena ne altarin e Lirisë?!.. po ushtaret e invalidët e luftës te kësaj Familje?!…
A mund të merret me mend sa pasuri marramendëse do te krijonte kjo Familje, sikur te rrinte anash Ismeti, siç kane bere shume biznesmenë tjerë, dhe te priste te kalonte furtuna, për te kapur momentin në kohe me te mira e për tu hedhur ne biznes e profite gjithfarë, siç kanë bere e bëjnë akoma shume biznesmenë, politikanë e ish komandantë?!…
Fisnikërinë e vetë kjo familje e ka dëshmuar dhe vulosur ne mënyrën më te çiltër, duke mos e shfrytëzuar dhe duke mos e konsumuar politikisht, duke mos lejuar qe sakrificat dhe kontributin e luftës ta konvertojnë ne favore politike ose te përfitojnë ne çfarëdo mënyre tjetër. Kjo përmbajtje familjen Asllani e bene pafundësisht te virtytshme e fisnike.
Kjo familje rrezaton vlerat dhe virtytet supreme për shoqërinë tone, ashtu siç do të dëshironim t’i shihnim shumë sektor e shumë segmente të shoqërisë sonë, e që mjerisht janë larg standardeve të tilla.
4.
Ismet Asllani trimi, heroi, atdhetari, bujari, dinjitari e fisniku i kombit dhe i lirisë, …njeriu zemër madh… që vullnetin, përkushtimin, bujarinë e humanizmin i kishte te pakufishme, Ai që për liri nuk kurseu asgjë …ama asgjë fare!!!… Ai që për Liri e Atdhe, duke vene ne dispozicion gjithë pasurinë, gjithë financat, gjithë logjistiken, gjithë njerëzit e tij, vëllezërit, … djalin …edhe veten… të gjithë, ne zjarr të luftës, të gjithë në shërbim të lirisë, të kombit e Atdheut… Përkushtimi i tij shkonte aq larg, sa te thuhet se Ismeti e “privatizoi” aq shume Atdheun thua se Atdheu i përkiste vetëm Atij…e “përvetësoi” jo për t’i marr …por për t’i dhënë gjithçka pat e gjithçka mundi me shpirt e me zemër. Ai e “përvetësoi” aq shume luftën për Liri …si përgjegjësi, si ndërgjegje, si vetëdije, si sakrificë kulminante te Unit te tij, duke e tejkaluar veten e gjithçka pat rreth vetes.
Mund të thuhet pa frikë të ekzagjerimit se nuk ekziston shkallë me e lartë e përgjegjësisë dhe e vetëdijes njerëzore, nuk ekziston ndjenje solidariteti e bujarie me e madhe, nuk ekziston ndërgjegje e sakrifice me fisnike se ajo qe ka dëshmuar ne jetë dhe që e ka kthyer në vepër Ismet Asllani!
Është me se e drejtë dhe e arsyeshme të pyesim: Cili është statusi shoqëror i kësaj familje?!
Nuk e kemi parë te jetë dalluar, nuk na ka rënë në sy, as nuk kemi dëgjuar të përmendët ndonjëherë!!!… A mos po ndodh njëfarë injorimi dhe “harrese” e qëllimshme, për shkak se kjo familje nuk ka lejuar te instrumentalizohet politikisht nga asnjë parti politike?!…
Ky fakt na benë te skuqemi si popull e si shoqëri!…
Heroit Ismet Asllani një shtatore iu ngrit ne Lipjan tek me 2018; dmth. vetëm pas 19 vjet të rënies se Tij, u kujtua dikush t’i bej një shtatore! Ky gjest është për t’u uruar e përgëzuar, …por si te arsyetohet kjo vonesë kaq e madhe?…
Dihet se shoqëria as populli nuk munden kurrë t’i kompensojnë me asgjë të bëmat dhe sakrificat e familjes Asllani, por një gjë mundemi dhe e kemi borxh ndaj kësaj Familjeje: T’i falim respektin dhe nderimin më të lartë, si një ndër familjet qe mbi supet e saj ka bartë një peshë të jashtëzakonshme te barrës fizike dhe përgjegjësisë së luftës.
Ta nderohet dhe të trajtohet si një ndër familjet me fisnike të gjithë kombit!
Duhet ta bëjmë te qartë dhe e kemi borxh ta themi se Lirinë e kemi peshqesh mu nga ata që si Ismet Asllani, nuk kursyen asgjë dhe sakrifikuan çdo gjë për Liri!
Ia kemi borxh jo vetëm Heroit dhe familjes se Tij, por ua kemi borxh edhe kohës se tashme edhe brezave qe vijnë, t’ua dëftojmë besnikërisht gjithë heroizmin dhe bujarinë e këtij heroi dhe kolosi te kombit, te lirisë e atdheut!
Pa të tillët, Liria do te ishte vetëm një ëndërr, nuk do ta shijonim kurrë!