Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se viti i ri shkollor do të fillojë në shkolla. Ai ka sqaruar se janë duke e shqyrtuar mundësinë që mësimi nga klasa e parë deri në klasën e pestë të zhvillohet në shkolla. Ramadani tutje ka shtuar se nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, po ashtu edhe në shkollat e mesme, mësimi do të zhvillohet në formë mikse. Ndërsa për mësimin në universitet, Ramadani ka thënë se do të zhvillohet online.
