Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se masat që janë ndërmarrë nga institucionet e vendit dhe rekomandimet e IKSHP-së lidhur me parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 duhet të vazhdojnë të respektohen edhe në javët në vijim, ndërsa sa edhe kufizimi i lëvizjes duhet të vazhdojë. Ramadani ka lutur të gjithë që të mos bëjnë presion publik, duke shtuar se njerëzit po vazhdojnë të luajnë rolin e epidemiologut dhe po bëjnë shumë pyetje e llogari. Ai thotë se Prishtina si kryeqytet ka një vëmendje më të madhe nga epidemiologët, për shkak se është një dimension tjetër, por duke mos lënë anash komunat e tjera, sidomos Malishevën, ku ka më së shumti raste me COVID-19 deri më tani.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …