Drejtori i Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Hamdi Ramadani ka thënë se në periudhën qershor-dhjetor janë paraqitur mbi 1 mijë raste të fruthit. Ai ka shtuar më tutje se pacientët kryesisht janë fëmijë por ka edhe raste të të rriturve dhe virusi ka prekur edhe moshat 50 vjeçare. “Dy raste që janë në trajtim në Klinikën infektive, janë mjaft të rënda. Gjatë këtyre muajve prej kur është paraqitur sëmundja, dy raste kanë përfunduar me fatalitet. Kapacitetet tona kanë qenë në nivel, si me ilaçe, po ashtu edhe me staf profesional, pavarësisht rasteve të shumta që ka prekur ky virus” ia ka deklaruar Radios Evropa e Lirë, Drejtori i Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Hamdi Ramadani. Që nga muaji qershor prej që është paraqitur ky virus, ka prekur 1 mijë e 5 persona ku prej tyre 552 janë hospitalizuar në Klinikën infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …