Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), Naser Ramadani ka bërë thirrje të mos bëhet panik për koronavirusin sepse paniku shkakton dëme më të mëdha se vetë virusi. “Po ashtu, bëj thirrje që ata që janë drejtuar të rrinë në vetëkarantinë për 14 ditë të mos dalin jashtë dhe të mos kenë kontakt me familjarë. Duhet të përmbahen në të mirë të tyre dhe të familjarëve të tyre. S’ka mundësi dhe asnjë shtet në botë që t’i kontrollojë me polici, ata duhet të vetëkarantinohet sepse është terapia më efikase. Kontaktet janë identifikuar dhe janë hulumtuar prej dje në Viti dhe Klinë dhe s’ka vend për brengosje sepse gjithçka është nën kontroll. Jashtë ka dalë vetëm paniku dhe mund të dalin ata që nuk rrinë në vetëkarantinë”, ka deklaruar Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …