Ramazan Bekteshi

Ramazan Bekteshi: Dhjetë PSE-të e mia drejtuar Amb. Grenell

(Si i shikon një shqiptaro-amerikan veprimet e Ambasadorit të vet në vendin e tij origjinës)

  1. Pse, Z. Amb. Grenell e mashtruat publikun shqiptar se gjoja ju nuk dini për planet e ndarjes së Kosovës, nuk mjafton të thuash “nuk kam pa”, ashtu si nuk është e sinqertë të thuash se “unë personalisht jam kundër ndarjes”, derisa administrata Trump e ka lënë të hapur çdo opsion që pajtohen palët, që i bie edhe ndarja. Ju kurr nuk thatë: ‘një marrëveshtje që nuk cenon kufinjtë e njëri-tjetrit’!
  1. Pse, zotni, zgjodhët t’i perkrahni ata politikanë kosovarë që janë shampionë të krimit të organizuar, ata që i dënoi votuesi, dhe ju paradoksalisht, në kundërshtim me principet amerikane zgjodhët të injoroni liderin që doli fitues nga zgjedhjet e lira. A e dini se kjo konsiderohet shkelje e “Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike”?
  1. Pse, z. Amb. Grenell, Kosovës, viktimës i veni kushte për tarifën që (tani është tërhjek), derisa Sërbisë, agresorit s’i vë kushte, edhepse ajo në mënyrë të shfrenuar punon për çnjohje e destabilizim të Kosovës, ajo armatoset pandërpre nga Rusia duke i thyrë sanksionet e ju çuditërisht vazhdoni të heshtni, dhe ky injorim është një cenim për drejtësinë ndërkombëtare dhe paqën.
  1. Pse, z. Grenell aq me pompozitet proklamoni se jeni një enthusiast i tregut të lirë dhe një ekonomie të shëndetshme për Kosovën e rajonin, por në fakt ju ia mohuat Kosovës fondin MCC, në kohë tragjedie e pandemie.
  1. Pse, z. Ambasdor kjo nguti e pakuptim për negociata, pa përgaditje, pa koordinim me partnerin tuaj, BE-në, pa ekip të zgjedhur negociues nga pala kosovare.
  1. Pse, z. Ambasador e kundershtoni Kushtetutën e Kosovës, aktgjykimin KO 43/19, të datës 27 qershor, 2019 të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që pohon se përgjegjësia për negociata i takon qeverisë, ju vepruat në kundërshtim me kushtetutën vetëm që HTH të jetë udhëheqës i negociatave.
  1. Pse, zotni, nuk i dëgjoni deklaratat kredible e të shumta të diplomatëve eminentë amerikanë e europianë, komunitetin shqiptaro amerikan, qe kanë një pervojë shumë më të gjatë se ju me Ballkanin, a e keni vërejtë se kori kundërshtues ndaj jush rritet për çdo ditë, si në nivel vendor e poashtu ndërkombëtar?
  1. Pse, z. Amb. e përkrahët mocionin e votëbesimit në kohë pandemie duke e futur Kosovën në një ngërç institucional, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve të saj derisa partnerët tuaj europjanë ishin kundër. Shtypi prestigjioz i BE-së dhe SHBA-së e lakojnë emrin tuaj si shkaktar i rënjes së qeverisë, përfshirë edhe prestigjiozen The New York Times.
  1. Pse, z. Grenell e prishët balancin politik të një qeverie të shpresës dhe hapët mundësi të eskalimit të situates duke i promovuar e perkrahur ata politikanë që kanë plaçkit vendin, ata që kanë shkaktuar eksode të frikshme të qytetarëve kosovarë përshkak të pabarazisë, mjerimit e papunësisë. Juve sikur ju pelqen loja e HTH dhe Isës me ‘anti’ dhe’pro’ amerikanizëm sepse duke ju ndejtur lepe ata juve, ju sikur ua lejoni atyre veprimet autokrate dhe dorën e lirë të sundimit dhe korrupsionit.
  1. Pse, z. Amb. veproni në kundërshtim me principet demokratike, dhe politikat miqësore amerikane që janë instaluar para më shumë se një shekulli. Ju nuk mund të çbëni atë që dy popujtë tanë me dekada i krijuan, ju nuk mund të ndryshoni misionin dhe trashëgiminë e tre presidentëve (G. HW Bush, B. Clinton, G. W Bush) për Kosovën, as lidhjet e forta emocionale e as miqësinë e veçantë. Lirinë n’a e solli Amerika dhe nuk mundet t’a tjetërsoj asnjë politikan, qoftë edhe një emisar i fortë si ju.
  1. Ambasador, në këto kohë të vështira pandemie populli im memzi i mbijeton smundjes dhe fukarallëkut. Mocioni i votëbesimit që e përkrahët ju dhe kërcnimet me sanksione dhe tërheqje trupash sikur e rënduan edhe me fort situatën depresive. Kosova s’e meriton këtë, ajo nuk guxon të viktimizohet sërish e agresori të lehet i lirë e i pandëshkuar. Mos e perbuzni sovranitetin e brishtë të Kosovës, vendi ka nevojë për një dorë miqësore të drejtë e të paanshme. Ju vetëm se keni nënshtruar dhe rilegjitimuar një duzinë politikanësh pa legjitimitet por edhe të urrejtur përshkak të sundimit të tyre të gjatë e tiranik. Kjo nuk të bëne punë as nder por e stërzgjat vuajtjen dhe agoninë e qytetarit. Propaganda që vie keto ditë për “anti-amerikanizëm” nga politikanë që humbën zgjedhjet është një klithmë për t’u rikëthyer në pushtet.
  2. Ambasador, unë si qytetar i SHBA-ve jam shumë krenar me ate cka bëri Amerika për dy shtetet shqiptare në Ballkan, ajo është me meritorja për krijimin e tyre. Por, unë nuk jam krenar me veprimet tuaja të ‘bullizmit’, kërcnimit, dhe të qenurit i njëanshem. Ne nuk besojmë në intimidim, sepse themelet e Amerikës janë të bazuara në drejtësi mbi të gjitha. Frika e bashkëkombasve të mi se Amerika do t’i braktis është joreale. Mbi gjysmë milioni shqiptaro-amerikanë janë qytetarë lojal dhe të vyeshem të SHBA-ve dhe me dekada kanë lobuar për një Kosovë të pavarur, me kufinjë të paprekshëm dhe miqësi të përhershme me Amerikën. Kosova s’ka bërë asnjë akt të jashtëligjshëm që kjo të cënohet.

Ramazan Bekteshi, Alexandria, VA, USA

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …