Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ramë Buja, ka deklaruar se vrasjet e ndodhura pas luftës në Kosovë janë kryer nga agjencia serbe e inteligjencës (BIA), me qëllim destabilizimin e vendit dhe nxitjen e një lufte civile. Buja theksoi se këto veprime kishin për qëllim të fajësonin UÇK-në për eliminimet politike dhe të krijonin tensione të brendshme. Është e dhimbshme që sistemi i BIA-s serbe vrau njerëz dhe ia la përgjegjësinë UÇK-së për të shkaktuar një luftë qytetare. Kushdo që është njeri normal, politikisht apo ushtarakisht, nuk do të ngrinte dorë mbi figura si Xhemajl Mustafa apo Enver Maloku, tha Buja. Ai gjithashtu kritikoi ashpër ata që flasin keq për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke e konsideruar këtë si një padrejtësi që do të ketë pasoja të vazhdueshme për Kosovën. S’ka si të mendohet që një shqiptar liridashës të flasë keq për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin apo Kadri Veselin, përfundoi Buja.
