leoni

Ramë Oraca fitues i çmimit të parë të Orës së madhe “Flakadani i Karadakut”

Është mbajtur të mërkurën edicioni i 24 i Orës së madhe letrare, në kuadër të Manifestimit Tradicional Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut”. Këtë edicion e hapi kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti, Fadil Abazi, ndërsa të pranishmit në emër të Institucioneve komunale i përshëndeti zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.  Vendin e parë, juria profesionale i ndau poetit Ramë Oraca për poezinë “Rapsodi për 1432 engjëjt. Vendi i dytë i takoi Bajramali Selimi me poezinë “Pesha e Flamurit” dhe vendi i tretë Mimoza Zejnullahut me poezinë “Përgjithmonë”. Ndërsa çmimi “Flakadani i Karadakut” i’u nda poetit Sabit Rrustemi.  Manifestimi “Flakadani i Karadakut” do të përmbyllet sonte me natën finale të festivalit të këngëve dhe valleve, ku edhe do të ndahen çmimet për ansamblet garuese.

Kontrolloni gjithashtu

Samir Shahini është emëruar Drejtor i ri i Arsimit në Kryeqytet!

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se ka emëruar …