Ramiz Krasniqi: Ka ndërruar jetë bashkëluftëtari Naim Beqir Shala

Luftëtari i lirisë, Ramiz Krasniqi, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë bashkëluftëtari i UÇK-së, Naim Beqir Shala. Lidhur me këtë, ai ka shkruar: “Sot morëm lajmin e rëndë dhe të hidhur për vdekjen e bashkëluftëtarit në moshën 51-vjeçare, Naim Beqir Shala nga Vuqaku i Drenasit. Në moshë të re, ai u bashkua me celulat e para të krijimit të njësitit të UÇK-së ‘PËLLUMBI’. Pas luftës, ishte ushtar i TMK-së dhe FSK-së, nga të cilat u pensionua vitin e kaluar. I sjellshëm dhe i përkushtuar ndaj familjes dhe shoqërisë, Naim Shala la pas vetes vetëm vepra të mira. Faleminderit, Naim Shala, për kontributin e dhënë për Kosovën! Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën! Pusho në parajsë, Naim!”

Kontrolloni gjithashtu

Aktivitete në përkujtim të Epopejsë së Vërrinit

Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë, veteranë, Në përkujtim të Epopesë së Vërrinit, që ndodhi …