leoni

Ramiz Krasniqi: KPMM-ja, është e përkushtuar në zbatimin e politikave qeveritare që ndërlidhen me sektorin e minierave

Ramiz Krasniqi: KPMM-ja, është e përkushtuar në zbatimin e politikave qeveritare që ndërlidhen me sektorin e minierave

Sot Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, ka mbajtur mbledhjen e fundit për vitin 2021. Kryesuesja e bordit Selvete Graiçevci Pllana ka  prezantuar  arritjet, sfidat dhe obligimet e KPMM-së, me theks të veçantë problemet që i ka shkaktuar pandemia, por edhe vonesa e zgjedhjes së bordit të KPMM-së, ku presin për shqyrtim 300 licenca, dhe punë të tjera. Por ajo premtoi se bordi i ri do të punoj maksimalisht në realizimin e objektivave për vitin në vijim.

Drejtori i KPMM-së Ramiz Krasniqi në fjalën e tij përmbyllëse për këtë vit ka treguar se KPMM-ja, është e përkushtuar dhe në zbatimin e politikave qeveritare që ndërlidhen me sektorin e minierave, të cilat janë dokumente që krijojnë mundësi reale për zhvillimin e biznesit, shfrytëzimin racional të resurseve minerare, sigurinë dhe shëndetit në punë dhe mbrojtjen e mjedisit.  Duke marr parasysh vazhdimin me gjendjen kritike nga pandemia Covid-19, qeveria e Kosovës miratoi ligji për rimëkëmbjen ekonomike – Covod-19, në të cilën ka qen i përfshirë edhe KPMM-ja, ku nga ky ligj, janë liruar nga pagesa e rentës minerare, prej datës 1 janar deri më 31 maj, të gjitha ndërmarrjet që posedojnë Licencë të Shfrytëzimit për resurse minerare. Këtë vit KPMM-ja, në këtë konferencë, ka prezantuar tri punime shkencore që trajtojnë Legjislacionin Minerar në Republikën e Kosovës, rolin e Sistemit informatikë në këtë sektor dhe Ekonominë Minerare- rasti i Republikës së Kosovës. KPMM, si institucioni i tretë në vend i cili inkason të hyra më të mëdha në buxhetin e Kosovës, për shumë vite, me afër 30 milionë të realizuara, bënë të mundur që të jetë si një indikator i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Objektivat për vitin 2022 të KPMM-së, është rritja e efikasitetit duke vazhduar përmes ngritjes së sistemit të kontrollit të brendshëm dhe të qeverisjes në përgjithësi dhe objektivave të caktuara në veçanti. Si sfidë për arritjen e objektivave të parapara në të ardhmen, veçoi:- Miratimi i Ligjit për Miniera dhe Minerale. Parandalimi i ekonomisë joformale.  Ngritja e kualitetit dhe sigurisë në punë në operimet minerare etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …