Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në tubimin e PDK-së në Drenas bashkë me shumë mësimdhënës nga të gjitha vendet e Kosovës, ka thënë se PDK është e bashkuar dhe e para në Drenas. Në fjalën e tij hyrëse, Lladrovci tha se Drenasi qëndron unik pavarësisht disa zërave, të ndryshëm. “Zotëri kryeministër në ardhje, Drenasi qëndron unik pavarësisht disa zërave dhe do të jetë unik deri në fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës. Do të jemi unik, sepse kështu na mësuan liderët tanë, liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themeluesit e shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari Kadri Veseli. Prandaj, unë ju garanoj që PDk do të jetë unike në Drenas e Drenicë, dhe unë ju ftoj që me 14 shkurt, jo vetëm në Drenas e Drenicë, votoni qind për qind, ju dhe të gjithë të afërmit tuaj.”, ka thënë Lladrovci.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …