Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar për mediet se 5 rastet e infektimit të pjesëtarëve të FSK-së e kanë burimin e infeksionit nga kazerma. “Pesë personat që kanë dalë pozitiv janë burim kontakti nga kazerma “Adem Jashari”. Ata janë infektuar nga një pjesëtar i FSK-së që është edhe pjesëtar i Vetëvendosjes. Ai ka marrë pjesë në protestën e tyre nga ku edhe e ka marrë infeksionin. Lladrovci thotë se i njëjti person ka marrë vërejtje para disa ditëve për shkak të komenteve që ka bërë në rrjete sociale. Asnjë pjesëtarë i FSK-së nuk ka të drejtë ët bëjë komente politike. Personi i tillë është nga Mitrovica”. Lladrovci thotë se pjesëtarët e FSK-së nga Drenasi të infektuar nuk kanë simptoma por që kanë rezultuar pozitiv me virusin corona.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …