Jemi dëshmitarë në Kosovën tonë pozita e Presidentit ka ma shumë se një e gati dy Dekada që është përcaktuese marrëveshja dhe kombinatorika e numrave në Kuvend te Republikës, pjell e kalkulimeve politike.
Por nuk dua të shtjelloi më gjatë këtë temë, as a është mirë e as sa e si duhet të jetë unifikues e konsensual Presidenti i Republikës së Kosovës.
Po jemi dëshmitarë se Institucioni i Vendit tim PRESIDENCA qe udhëhiqet nga individi PRESIDENTI tash SH.T.Z HASHIM THAQI duke shfrytëzuar të drejtën e tij Kushtetuese e Ligjore ndarjen e Dekoratave për Personalitete e Persona, meritorë e më pak meritorë, e hiq ama bash hiq meritorë e që kjo nuk është temë e këtij shkrimi tim, opinionin tim në lidhje me secilën dekoratë e jap në kohë, rrethanë e moment tjetër.
Shkëlqesia e juaj zotëri PRESIDENT I REPUBLIKËS SË KOSOVËS HASHIM THAQI.
E dua një DEKORAT.
Një dekoratë ta kërkoj si fëmijë i Kosovës së Robëruar.
Një dekoratë e kërkoj si nxënës i shkollave të helmuara.
Një dekoratë e kërkoj si Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo me certifikatë por më pushkë, uniformë e emblemë.
Një dekoratë e dua si student i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës.
Një dekoratë e dua si jurist i diplomuar në Studime post-diplomike në Fakultetin Juridik.
Një dekoratë e dua si ish bashkëpunëtor i juaj.
Një dekoratë e dua si ish- votues e mbështetës i juaj.
Një dekoratë e dua për të gjitha ata ish-bashkëpunëtorë e bashkëpunëtorë tuaj qe u mësuan nga AI të mësojnë ty se si të dijshëm ta zbatosh LIGJIN.
Një dekoratë e dua për ata që nga AI u mësuan të shkruajnë e hartojnë KUSHTETUTËN.
Një dekoratë e dua për ata që u bënë të aftë të të mësojnë TY të mos e Shkelësh kushtetutën, ta kuptosh atë, ta respektosh dhe ta zbatosh aktin më të lartë juridik të shtetit tim.
Zotëri PRESIDENT
Një dekoratë e dua për ata që u bënë gjyqtar nga AI.
Një dekoratë e dua për ata që u bënë prokuror nga AI.
Një dekoratë e dua për ata që u bënë avokat nga AI.
Një dekoratë e dua për ata që u bënë Profesor parauniversitar nga AI.
Një dekoratë e dua për ata që u bënë Profesor universitarë nga AI.
Një dekoratë e dua për ata që u bënë akademikë nga AI
Një dekoratë e dua për ata që u bënë juristë nga AI.
Një dekoratë e dua për ata që u bënë njohës të diplomacisë nga AI.
Një dekoratë e dua për ata që u bënë njohës të të drejtës ndërkombëtare private e publike nga AI.
Një dekoratë e dua për ata që u bënë shkencëtarë nga AI.
Një dekoratë e dua për ata STUDENT DËSHMOR të KOMBIT me njohuritë e sakta çka quajmë palë ndërluftuese të mësuara nga AI.
Një dekoratë e dua për ata që luftuan në luftën çlirimtarë të UÇK-së vetme që të rinjtë tanë të brumosën e piqen me dijen e marrur nga AI.
Një dekoratë e dua për ata AKADEMIKËT e gjallë të heshtur krejt që u mësuan nga AI.
Një dekoratë e dua për AKADEMINË E SHKENCAVE in-ekzistente anëtarë i secilës ishte AI.
SH.T.Z. HASHIM THAQI PRESIDENT I REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
E kërkoj një dekoratë, urdhër presidencial apo titull shtetërorë për librat e TIJ.
Një dekoratë e dua për institucionet qe i themeloi AI.
Një dekoratë e dua për ata që u bënë pjesë e institucioneve që AI i themeloi, ngriti, organizoi e funksionalizmi.
Një dekoratë e dua për të gjithë ata që u bënë student të UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS Fakulteti Juridik vetëm pse e kishin idol të shkencës dhe dijës ATË.
E kërkoi një dekoratë, titull presidencial, urdhër për të gjithë studentët e Kosovës që mësojnë e studiojnë, kalitën t’i shërbejnë vendit tonë nga librat e TIJË.
Zotëri President
KËRKOJ TA DEKORONI ME DEKORATË, URDHËR PRESIDENCIAL
AKADEMIK ESAT STAVILECIN (post-mortum)
Me respekt.
RAMIZ. R SHALA
SKENDERAJ.