NDRYSHIMI ËSHTË PROCES. LVV DHE LDK, DUHET TË BASHKËQEVERISIN.
Skena politike e Kosovës, pas rrëzimit të qeverisë Kurti, ndodhet para një sfide të madhe, që mund të jetë për fatin e mëtutjeshëm të Kosovës. Shkëputja e koalicionit midis këtyre dy partive që morën besimin e qytetarëve për ndryshime, mund të sjellë pasoja tepër të rënda. Po që se, kursi i tanishëm i konfrontimit midis tyre, do të bartet në formën e një përplasje tjetër, midis elektoratit të gjerë, mund të sjell rreziqe të mëdha për vendin.
Ndonëse, qeverisja e shkarkuar nuk mund të kthehet, megjithatë, letra e djeshme, që në përputhje me Kushtetutën, iu drejtua Vetëvendosjes, nga Presidenti i vendit, për ta caktuar mandatarin e ri, që do të merrte përsipër formimin e një qeverie, paraqet një mundësi të mirë, që vendi mos të shkojë te një krizë e re politike. Dëmin e shkaktuar nga prishja e qeverisë, ta riparojë me formimin e një qeverie tjetër, pikërisht nga Vetëvendosja dhe LDK-ja, mbi bazat e një marrëveshjeje tjetër, qoftë edhe me një afat të kufizuar kohor (një apo dy vjeçar, përderisa të përballohet pandemia e virusit COVID-19), në mënyrë që pastaj të shkohet edhe në zgjedhje të reja.
Natyrisht, se ky përcaktim, duhet të ketë parasysh ndryshimiN si një proces të pandalshëm, që ishte moto e të dy partive gjatë zgjedhjeve të kaluara, për çka edhe morën besimin e elektoratit. Ky proces, mund dhe duhet të çohet më tutje, më së mirë dhe më se lehti nga këto dy subjekte, me kusht që ato t’i tejkalojnë gabimet e bëra, duke pasë parasysh se bashkëqeverisja nënkupton kompromise dhe logjikë politike, e mbi të gjitha nënkupton edhe qasje politike ndaj sfidave ekzistenciale, që i duhen vendit në këtë kohë kur ballafaqohet, në njërën anë me problemet e brendshme (kriminalitetin, nepotizmin, mungesën e shtetit të ligjit e të tjera të trashëguara nga keqqeverisja e deritanishme), dhe, në tjetrën anë me dialogun me Serbinë, që po kërkohet nga miqtë tanë, SHBA-ja dhe BE-ja, në mënyrë që t’i jepet fund krizës që mund të prodhojë mbajtja e saj në gjendjen e tanishme.
Meqë, SHBA-ja këto ditë u deklarua se nuk përkrah kurrfarë marrëveshje të copëtimit të Kosovës dhe se mbetet garant i marrëveshjeve të barabarta me Serbinë, ndërkohë qasja dhe heqja e tarifës, tashmë plotëson pjesën më të madhe të kërkesës amerikane, Qeveria e pajtimit (LVV dhe LDK), do ta ketë më të lehtë që të krijojë raporte mirëbesimi me SHBA-të dhe aleatët evropiane, për të rikthyer besimin e humbur.
Andaj, kërkohet që Vetëvendosja dhe LDK, të heqin dorë nga inatet dhe ato që sollën te shkëputja. Kjo është e mundshme dhe madje e domosdoshme për hir të interesit të vendit, aq më tepër kur kjo mundësi u shpreh mbrëmë edhe në një prononcim të Arben Gashit, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së, në T7, me çka mund të kuptohet se “të rinjtë” e kësaj partie, janë të interesuar që prapë të riparohet marrëveshja, në mënyrë që vendi të përballojë krizën politike që u krijua. Mundësinë e një rruge të përbashkët e ka theksuar, ditë më parë, edhe historiani Jusuf Buxhovi (themelues i LDK-së) duke e quajtur ndryshimin si një proces të pandalshëm, që këto parti deshën a nuk deshën, e kanë për detyrë t’i nënshtrohen, ngase ishte kërkesë e elektoratit.
Por, ujdia midis këtyre partive, e riformatizuar, pos tjerash nënkupton edhe pajtimin për një kod të ri elektoral, aq të domosdoshëm për të thyer monopolin mbi të cilin, partitë e tanishme kanë krijuar pushtet dhe feude.
Sinqerisht
Ramiz Tafilaj
Houston, Texas
fitues i Çmimit te Presidentit Trump për Arritje Jetësore
(President’s Lifetime Achievement Awa