Ramosaj: Deçani ​Ditën e Çlirimit ua dedikon ish-luftëtarëve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë

Ditën e Çlirimit të Deçanit, kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj ia ka dedikuar ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahet në paraburgim në Hagë, Nasim Haradinajt. Në shënimin e ditës së çlirimit, Ramosaj ka kujtuar sakrificën e ish-krerëve të UÇK-së për lirinë e Kosovës, e te cilët po akuzohen për krime të pretenduara të luftës. “Me lejoni ta kem një dedikim të caktuar. Dedikim e kam për Nasim Haradinajn, këtë dedikim e kam për Hashim Thaçin si themelues, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqit, Pjetër Shalës. Kemi të drejtë me fol sepse këtu janë ekzekutivi i komunës, asamblistët, familjarë të dëshmorëve veteranë bartës të këtij procesi që erdhëm deri te çlirimi. Na ka mbet ende shumë punë që me pas një shtet stabil, një shtet të kompletuar dhe një shtet me subjektivitet ndërkombëtar”, ka thënë ai në seancën solemne të kuvendit komunal. Ramosaj tha se janë munduar që të garantojnë mirëqenien për gjitha familjet e kësaj komune. “Jemi munduar me mish e me shpirt që me pas të garantuar një mirëqenie për krejt familjet në ketë komunë, qe këtë qytet me destinu edhe për të tjerët e jo vetëm për vete, një qytet që ka dhënë shumë, që i ka aksionet më të mëdha për bërjen e shtetit”, ka shtuar ai. Mes tjerash ai ka theksuar se Deçani e meriton mbështetjen e institucioneve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …