Bashkim Ramosaj

Ramosaj: Deçani do të ketë ujë pijshëm dhe për ujitje

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka garantuar qytetarët e komunës që ai e udhëheq se në Lumbardhin e Lloqanit nuk do të ketë eksploatim jashtë standardeve, derisa është shprehur kundër shfrytëzimit të padrejtë të kësaj gryke. Këto komente Ramosaj i bëri në një intervistë për KosovaPress, pasi që persona të panjohur më 17 prill kishin shfaqur shqetësimin e tyre duke vendosur fletë nëpër qytet, duke paralajmëruar banorët e kësaj komune se mund të mbesin pa ujë të pijshëm dhe ujë për ujitje. I pari i Deçanit ka sqaruar se përmes një ujëmbledhësi do të zgjidhet çështja e ujit të pijshëm dhe ajo e ujitjes së pronave bujqësore. Ai shton se Deçani do të ketë ujë të pijshëm edhe në rast se numri i banorëve do të shkojë në 300 mijë. Në mënyrë që Lumbardhi i Lloqanit të mos ketë fatin e atij të Deçanit, Ramosaj thotë se nuk kanë biseduar asnjëherë për vendosjen e hidrocentraleve në Grykën e Lloqanit. Ai ka thënë se do të kundërshtojë çka do që rrjedhë përtej sigurimit të ujit të pijshëm dhe atij për ujitje. Po ashtu, Ramosaj bëri të ditur se krahas aktiviteteve për Lumbardhin e Lloqanit, si komunë kanë marrë hapa konkret për rivitalizimin e Grykës së Deçanit. Krejt në fund, i pari i Deçanit tha se ka kompani të cilat bëjnë studimet e fizibilitetit, porse këto të fundit duhet të informojnë qytetarët se çka saktësisht bëjnë për të mos lejuar që të ketë shqetësime të panevojshme për banorët e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …