Në tubimin masiv të mbajtur në Deçan të Koalicionit AAK-Nisma, të pranishmëve me një fjalë rasti I është drejtuar edhe kryetari I Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.
Fjalimi i kryetarit Bashkim Ramosaj: Të nderuar familje të dëshmorëve, martirëve, kategoritë e daluara nga Lufta të UÇK-së, motra e vëllezër të nderuar të pranishëm, i nderuar Komandant Çeliku, z. Fatmir Limaj kryetar i NISMA-së kam kënaqësinë që të kam përball. I nderuar z. Klinaku, z. Nimani , kandidate e kandidatë për Deputet. Më lejoni që në emëin tim dhe të familjes time dhe të gjithë juve të ju falenderoj për pjesëmarrjen e që është gjithmonë me ne, lideri ynë i madhi Ramush Haradinaj. Zoti kryeministër, Ramush Haradinaj, Deçani ka vendosur për 137. Deçani ka vendosur për Kosovën Fituese. Deçani nuk ka gjuhë të urretjes e asnjë herë se ka pas. Sot të gjithë jemi në garë për Kosovën Fituese e unë i ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës t’i bashkohën listës tonë e ta përkrahin listën tonë, liderin tonë dhe moton që kemi për Kosovës Fituese. E kam shumë për nderë që jam pjesë e kësaj liste, e kam shumë për nderë që bashkë me kandidate e kandidatë për Deputet të rrugtojmë së bashku deri më 9 shkurt e t’i sjellim Kosovës atë konceptin që i ka munguar për një kohë të gjatë. Për Kosovën Fituese e kemi shumë seriozishtë dhe besoj që jemi të ndershëm në këtë rrugë. Na kanë humbur katër vite. Ka subjekte politike dhe shyqyr që ka, por duhet me guxu me pas një program. Duhet me guxu me mbajt fjalën dhe me tregu çka kemi bërë për këto katër vite, përpos që e ke humbur kohën. Dhe sot i njëti subjekt politik nuk ka program dhe del pra me tall këtë popull dhe mi mashtru këtë popull dhe kjo është e padurueshme. Dua të them edhe dishka shumë shkurt. Dikur burra e gra të këtij vendi kanë nisur me shkru fletën e parë deri në fletën e fundit dhe kjo kopertinë e mban emërin Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ky kapitull e kjo libër është mbyllur në qershor të vitit 1999, asnjëjherë nuk jemi mburrë, për këtë pjesë kemi qenë krenar. Në këtë libër që është trashigimi dhe histori për shtetin tonë është vlerë kombëtare është e popullit e Republikës së Kosovës. Si e tillë brenda kësaj libre është sakrifica është vuajtja është përgjakja është lavdia. Kjo libër nuik hapet, kjo libër është vlerë kombëtare. Është thënë nga 99-ta e deri më 2008, e kemi shkru faqen e parë e faqen e fundit me 17 shkurt 2008 kur jemi shpallur shtetë i pavarur. Dhe ky libër është i mbyllur, për këtë libër kanë të drejtë të mburren krejt shqiptarët por asnjëherë me e hap dhe me keqpërdor. Kanë të drejtë t’i marrin vlerat edhe të librit të parë edhe të dytë por jo mi keqpërdorë. Sot e katër vite më parë jemi mashtruar jemi gënjyer dhe kjo është e pa pranueshme. Nuk kemi kohë ne të na mashtroj dikush, andaj programi jonë për Kosovën Fituese e ka një domethënie tepër të rëndësishme për qyetarët e kësaj Republike. Sepse po dëshirojmë të kemi individin me integritet. Do t’i kemi institucionet me integritet dhe të pavarura, do të kemi policin policë, ushtarin ushtarë, mësimëdhënësin mësimdhënës, e punëtorin shëndetësor, punëtor shëndetësor, po dojmë me pas kredibiletet si shtet e krenar me këtë shtet e shteti jonë me qenë konkurrues. Andaj gjithë që jemi këtu e gjithë qytetarët e Republikës i lus të na jepin këtë mundësi sepse jemi të vërtetë në obligimet që i marrim dhe nëse nuk i kryejmë edhe kemi zotësi me me kërkua falje. Sot nuk kërkohet falje për premtimet që janë bërë dhe asnjë mburrje për asnjë projekt dhe tallen qytetarët e kësaj Republike. Urime fitorja me 9 shkurt, Urime dhe faleminderit.