Gjatë një prononcimi për Radion
Kosova e Lirë, bashkëpunëtorja shkencore e Institutit për Hulumtimin e Krimeve
të Luftës në Kosovë, Fitnete Ramosaj ka thënë se dënimi i kriminelit, Oliver Ivanoviq me 9 vite burg për
vrasjen e vrasjes së 49 shqiptarëve,
është dënimi minimal i mundshëm. Njohësja e mirë e veprimtarisë kriminale të
organizatave serbe, ka theksuar se në dënimin prej 9 vjetësh për Oliver
Ivanoviqin është përfshirë vetëm rasti i vrasjes apo i masakrës në rrugën e
Kovaçëve, në prill të vitit 1999 kur janë ekzekutuar 26 civil shqiptar. Do të
thotë ky është dënimi më i ulët i mundshëm që ka mundur me ndodhë. Ndërkaq për
rastin e krimeve, vrasjeve, masakrave, spastrimit etnik që ka ndodhë në pjesën
veriore të Mitrovicës kur janë dëbuar mijëra civil shqiptar nga trojet dhe
shtëpitë e tyre, ku janë vrarë 11 civil dhe janë plagosur mbi 40 të tjerë, edhe
Oliver Ivanoviq edhe bashkëpunëtorët e tjerë, Dragolub Delibashiq, që ka qenë
përgjegjës i MUP të Serbisë, avokati Ilija Vujaçiq, juristi Nebojsha Vujaçiq
dhe profesori Aleksandra Lazoviq të gjithë këta janë liruar të pafajshëm. Kjo
është diçka nonsens, është thjesht ndarje e drejtësisë së njëanshme kur kihen
parasysh presionet që u janë bërë dëshmitarëve duke mos thirrur për të dëshmuar
familjarët e viktimave që kanë pësuar nga Oliver Ivanoviqi dhe
bashkëpunëtorët e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …