Bashkim Ramosaj

Ramosaj: Kryeministër Albin! Qyqan vendim paske marrë!

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj e ka kritikuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për shfuqizimin e vendimit të marrë vite më parë, nga kryeministri, Ramush Haradinaj. Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shkruar se ndër vendimet më të mira që janë marr ndonjëherë për komunat, është vendimi i qeverisë Haradinaj, për dhënien e pronave komunave, të cilat prona administroheshin nga APK. Vendimi në fjalë i 2019, nxjerr nga qeveria Haradinaj në atë kohë, konkretisht nga kryeministri Ramush Haradinaj, i ka lehtësuar komunat që nuk kanë prona komunale, duke krijuar një standard të ri të zhvillimit ekonomik dhe mundësinë e realizimit të interesit publik të shprehur nga komunat, në këtë rast nga Komuna e Deçanit” ka shkruar kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ai e ka quajtur vendim qyqar vendimin që ka ndërmarr dje kryeministri, Albin Kurti për të shfuqizuar vendimin e ish kryeministrit, Ramush Haradinaj. “Kryeministër Albin! Qyqan vendim paske marrë”, ka shkruar kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …