Kryetari i komunës së Deçanit, , Bashkim Ramosaj ka njoftuar se me kërkesë të kryeministrit, Avdullah Hoti, KFOR-it dhe ambasadave të huaja, janë ndërprerë punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë. Ai ka theksuar më tutje se kërkesa të tilla janë të paarsyeshme dhe ka shtuar se ndërtimi i kësaj rruge ka qenë në shërbim të zhvillimit ekonomik të kësaj ana dhe kjo vetëm sa ndikon pozitivisht në aspekte të shumta, përfshirë edhe ato kulturore. “Kjo ka qenë e pritshme nga ana ime për shkak se sa herë që shteti ynë është përballë me ndonjë mbledhje të rëndësishme, zëri i Manastirit dhe i akterëve të Manastirit ka qenë po i njëjti. Ka qenë komplet e kalkulueshme sidomos pasi e kanë marrë vesh se më datën 2 shtator do të jetë dialogu në Shtëpinë e Bardhë ku Kosova do të jetë prezentë, është cituar të ketë deklaruar kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …