Ramosaj: Me shumë dhembje pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, Xhevat Iberhysaj

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me shumë dhembje ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Xhevat Iberhysaj, ish punëtor i komunës së Deçanit.

Në postimin e kryetarit Ramosaj në faqen e tij facebook, thuhet:

Me shumë dhembje pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, Xhevat Iberhysaj. Xhevati ishte punëtor i komunës së Deçanit deri në pensionimin e tij, ishte kolegë dhe profesionist i përkushtuar në punë.

Të gjithë ne që kishim fatin të punojmë me të, e ta kishim mik, do e kujtojmë me vlerat më të larta të një njeriu, i ndershëm dhe i respektuar nga të gjithë!

Në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Deçanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Iberhysaj!

Komuna e Deçanit njofton se nesër (e enjte) me fillim në ora 13:00, organizon mbledhje komemorative në sallën e Kuvendit Komunal, me rastin e ndarjes nga jeta të kolegut të tyre Xhevat Iberhysaj.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Iberhysaj dhe të gjithë atyre që e njohën, thuhet në fund të njoftimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim doktoreshën e shkencave në fushën e informatikës kuantike dhe të mësimit makinerik Lirandë Pira

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur të martën në takim doktoreshën e …