Ramosaj nënshkruan kontratë për ndërtimin e rrugës në Bjeshkën e Strellcit-Deçan

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më zyrtarin e prokurimit, dhe përfaqësues të ”Lika Trade’’ Sh.p.k-Deçan, në praninë e përfaqësuesve të dy fshatrave  Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët, ku të pranishëm ishin edhe nënkryetari i komunës Sami Cacaj, ekzekutiv komunal, dhe deputeti i kësaj zone Shkumbin Demalijaj, bënë të ditur se së shpejti do të nisin punimet për ndërtimin e rrugës në Bjeshkën e Strellcit rrugë kjo e cila rritë Zhvillimin  Ekonomik jo vetëm të kësaj zone por dhe gjithë Kosovës. Kryetari Ramosaj, tha se du më i falenderu dy deputët të cilët për këtë rrugë kanë qenë shumë të zëshëm  Daut Haradinaj dhe Shkumbin Demalijaj. Investimet e shumta të cilat kanë ndodhë në komunën e Deçanit në dy vitet e fundit, të gjitha kanë një adrës, kryeministrin Ramush Haradinaj të cilit ne si banorë të kësaj zonë duhet ti jemi mirënjohës tërë jetën sepse falë këtyre investimeve ne si komunë gradualisht po rrisim zhvillimin ekonomik, duke krijuar edhe vende punë dhe krijim të kushteve më të mira për banorët e komunës së Deçanit tha kryetari Ramosaj. Për rendësin e këtij projekti ka folë edhe deputeti Shkumbin Demalijaj. Ky projekt i cili do të nisë së shpejti, punimet do të kryhen nga ” Lika Trade’’ Sh.p.k-Deçan, është projekt tre vjeçar dhe vlera e kësaj kontrate të nënshkruar është 264,411,80 €uro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …