Rruga kryesorë që kalon përmes fshatit Prilep deri në fshatin Irzniq, brenda pakë ditëve do të duket më ndryshe dhe do ti plotësoi standardet për banorët e kësaj ane. Këtë e bëri të ditur të enjtën, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili bashkë më zyrtar të prokurimit dhe kompaninë fituese të këtij projekti “Lika Trade’’ SH.P.K në Deçan, kanë nënshkruar një kontratë në vlerë prej 422 mijë euro.
Sipas kësa kontrate Operatori Ekonomik obligohet që të bëj gërryerjën në tërsi të kësaj rruge, zgjerimi, mundësit e ndërtimit të trotuareve aty ku është e domosdoshme dhe ndërtimin e urës në brendi të fshatit Prilep. Investime të tilla rrisin zhvillimin ekonomik dhe qarkullimin më të lehtë të qytetarëve.