Ka reaguar kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, pas spekulimeve të ndryshme nëpër portale lidhur me ndërprerjen e punimeve në rrugën që kalon afër manastirit të Deçanit. Ai ka sqaruar arsyen e ndërprerjes së përkohshme të punimeve. ,,Duke parë lajme jo të vërteta nëpër portale të ndryshme, ju njoftoj se, pas kërkesës së Kryeministrit Avdullah Hoti, kemi pezulluar punimet në rrugën R-108, deri në fillim të javës së ardhshme”!