Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramos që është kandidat nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës edhe për mandatin e ardhshëm, ka deklaruar se edhe gjatë ditëve në vijim do të angazhohen për realizimin e projekteve që ndikojnë në rritjen e mirëqenies së banorëve të kësaj komune. “Është ndjenjë e mirë kur takon qytetarët e vendit tënd, dhe bashkë me ta, shikon dhe lëvizë mbi projektet që i kanë dhënë imazh të bukur dhe perspektivë zhvillimore Deçanit. Dhe nuk kemi me u ndal” ka shkruar kryetari aktual i komunës së Deçanit dhe kandidati për mandantin e ardhshëm, Bashkim Ramosaj.