Sot në fshatin Beleg të komunës së Deçanit strukturat udhëheqëse të kësaj komune përkujtuan 26-vjetorin e një nga masakrave më të mëdha që kanë kryer forcat paramilitare dhe terroriste serbe.
Në llogarinë e tij në facebook, kryetari Ramosaj ka shkruar:
Sot përkujtojmë 46 civilë të martirizuar në masakrën e fshatit Beleg, një nga masakrat më të mëdha që është kryer nga forcat paramilitare serbe.
Masakër kjo, e përcjellë me dhunime dhe djegie të tërë fshatit, ku për fat të keq, fati i të pagjeturve të këtij fshati mbetet ende i pazgjidhur.
Atdheu do e nderojë përjetësisht sakrificën dhe krenarinë e Belegut!
Po ashtu, sot kujtojmë me krenari dëshmorët dhe martirët e rënë në fshatin Irzniq.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
26 vjet më parë në Beleg të Deçanit, forcat serbe kanë vrarë dhe masakruar 49 shqiptarë. Nga kjo masakër deri sot akoma janë të pagjetur 33 civilë.