Ramosaj: Përulemi me respekt përpara kujtimit të heronjve dhe dëshmorëve që sakrifikuan për lirinë e vendit tonë

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj dhe zyrtarë tjerë të komunës në nderim të 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës bënë homazhe dhe vendosën kurore lulesh në Kompleksin Memorial në Gllogjan dhe në qendër të qytetit të Deçanit.

Në postimin e tij në facebook, kryetari Ramosaj ka shkruar:

Në nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përulemi me respekt përpara kujtimit të heronjve dhe dëshmorëve që sakrifikuan për lirinë e vendit tonë. Me këtë rast, bëmë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan dhe në qendër të qytetit. Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të lirisë!

Aktivitetet për ndër të 17 shkurtit vazhduan në mbrëmje ku patëm kënaqësinë të shijojmë një koncert klasik të jashtëzakonshëm, organizuar nga Drejtoria për Kulturë në Qendrën Rinore në Deçan. Muzika dhe interpretimet e artistëve, na sollën emocione të forta dhe na kujtuan fuqinë e kulturës dhe artit në forcimin e identitetit tonë kombëtar. Falënderoj nga zemra solokëngëtaret dhe pianistët për këtë mbrëmje të paharrueshme, thuhet ndër të tjera në postimin në facebook, të Kryetarit të komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Komiteti për Komunitete i komunës së Malishevës nën kryesimin e Amrush helshanit mbajti të mërkurën …