leoni

Ramosaj priti në takim zv.ministrin Kastrati dhe deputetin Tolaj

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me Drejtorin e Bujqësisë Rifat Stojkaj, kanë pritur në takim zëvendësministrin e Bujqësisë së Republikës së Kosovës Bajram Kastrati dhe deputetin e AAK-së Arbër Tolaj. Me ministrin Kastrati dhe deputetin Tolaj ata ndanë lajmet e shkëlqyera te të korrave në Deçan ku këtë vit kanë një rendimet të kënaqshëm, duke vazhduar takimin me bisedën lidhur me sfidat në zhvillimin e bujqësisë në komunën e Deçanit. Theks të veçantë i kushtuan ecurisë së subvencioneve dhe granteve dhe impaktin që do të kenë në zhvillimin e sektorit në përgjithësi. Kryetari Ramosaj shprehu përkushtimin e komunës së Deçanit për të qenë krah i djathtë për bujqit. Raportet korrekte dhe bashkëpunuese me nivelin qëndror i shërbejnë suksesit të bujqve në Deçan dhe mirëqenies tonë në përgjithësi. Ky përkushtim dhe kjo këmbëngulje është edhe ndër vlerat veçuese të qeverisjes sonë për Deçanin që duam tha Ramosaj. Edhe Kastrati premtoi një bashkëpunim më të ngushtë mes institucionit komunal dhe MBPZHR.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …