Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka drejtuar kritika të shumta në adresë të Qeverisë. Ai ka theksuar se Qeveria nuk ka bërë asgjë për të menaxhuar me pandeminë. “Një zyrtar ose një ministër nuk mund të menaxhojë pandeminë duke dalë të japë deklarata në medie. Menaxhimi i pandemisë kërkon veprime konkrete të cilat ish dashtë me ndodh dhe jo veprime teori. Duhet të ketë veprime konkrete”, ka theksuar kryetari i komunës së Deçanit. Gjatë intervistës për “Ekonpmia Online” ai ka thënë se gjatë mandatit të tij janë realizuar objektiva të shumta në sektor të shumtë, disa projekte janë në përfundim të realizimit dhe programi i tij për qeverisjen e ardhshme janë argumente të mjaftueshme se ai do të fitoj edhe në zgjedhjet e 17 tetorit.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …