Kryetari i Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj në takimin e sotëm me gratë nga komuna e Deçanit ku i pranishësh ishte edhe kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj, deklaroi se kur gratë bëjnë zgjedhjen e tyre, udhëheq ajo forcë politike.
Sipas kryetarit Ramosaj i cili është edhe kandidat për Deputet nga radhët e AAK-së, Gratë dhe vajzat e Deçanit, kanë vendosur t’ia besojnë të ardhmen e familjeve të tyre, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Liderit Ramush Haradinaj.
Festojmë bashkë me 9 Shkurt! ka thënë Ramosaj.
Në anën tjetër lideri i AAK-së, z. Ramush Haradinaj në fjalën e tij ka shpalosur vizionin e tij drejt fuqizimit të rolit të gruas, nga e drejta e trashëgimisë te fuqizimi ekonomik.
Programi ynë për Kosovën Fituese ofron plane konkrete veprimi:
• Ndryshimi i parë i menjëhershëm do të jetë zbatimi në plotni i Ligjit për trashëgiminë, ku çdo grua do të jetë trashëguese dhe bartëse e barabartë e pronës së paluajtshme.
• Shteti do të ofrojë garanci dhe do të subvencionojë hua për biznese që udhëhiqen nga gratë.
• Do ta zbatojmë orarin fleksibil për gratë shtatzëna dhe ato që kanë fëmijë nën moshën shkollore.
• Nënat që kanë 3 e më shumë fëmijë do të përfshihen në pagën minimale prej 500 eurosh.
• Do të mbështesim krijimin e familjeve të reja dhe rritjen e tyre: për fëmijën e parë do të jepen 1500 euro, për të dytin 2500 euro, dhe për të tretin 3500 euro.