Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për ndërhyrje direkte në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut. Kurti duke e keqpërdor pozitën e kryeministrit e ndihmoi dhe ndërhyri direkt në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, duke e legjitimuar sipas tij një strukturë opozitare që erdhi në pushtet për ta shkatërruar çdo gjë shqiptare që ishte ndërtuar me dekada, me mund e sakrifica të jashtëzakonshme. I ndihmoi për të ardhur në pushtet ata që po bëjnë çmos për ta kthyer në pikën zero ligjin që lejon përdorimin e Gjuhës Shqipe në institucionet qendrore të Maqedonisë së Veriut. Albini u bashkua në këtë valle së bashku me shumë përkrahës e bashkëmendimtar që po i shërbejnë kësaj teze, jo të drejtë dhe aspak korrekte ndaj shqiptarëve atje”, tha Ramush Ahmetaj.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …