Ramush Ahmetaj: Myrtë Rexhë Zeneli (11.10.1962 – 21.5.1998)

Sot e për mot do ta nderojmë e kujtojmë veprën heroike të Myrtë Zenelit, i cili ishte ndër prijësit e grupeve guerile të UÇK-së. Daja Myrtë, ishte dhe mbeti njëri prej komandantëve më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qysh heret na organizoj dhe kyqi në radhët e UÇK-së. Myrtë Zeneli lindi më 11 tetor të vitit 1962 në fshatin Shqiponjë, ish-Jabllanicë nga prindërit Rexhë dhe Fane Zeneli, prind shembullor të cilët i rritën me mundime bijtë e tyre, por me krenari dhe edukim kombëtar. Myrta rrjedhë nga një familje me tradita patriotike. Gjyshi i tij Binak Zeneli, në shenjë hakmarrjeje kundër krimeve serbe në Dushkajë, në vitin 1923 vret një xhandar serb, i cili kishte marr pjesë në masakrimin e shqipëtarëve në Jabllanicë në vitin 1921, me ç’rast serbët kishin masakruar 60 shqiptarë në mesin e tyre edhe vëllanë e tij 14-vjeçar. Qysh në tetor të vitit 1995, Myrtë Zeneli vë kontakt me radhët e grupeve të para ilegale të UÇK-së, për Dukagjin e më gjërë. Ai së bashku me Agim Zenelin, Naser Brahimaj, Lahi Brahimaj etj, bëjnë zgjerimin dhe konsolidimin e radhëve të UÇK-së në trevën e Dushkajës, në Lug të Baranit e më gjërë. Gjatë kohës sa vepronte në ilegalitet kreu disa aksione të fshehta kundër forcave policore serbe.
Në prill të vitit 1998 komanda e zonës e emëron epror në njësitin sulmues të Dushkajës. Qysh prej asaj kohe Myrtë Zeneli merr pjesë në luftimet e shumta kundër pushtuesëve serb në Sukë të Cërmjanit, në Kralan, Jabllanicë, Qeskovë e pika të tjera. Myrtë Zeneli bie dëshmor më 21 maj të vitit 1998 në një betejë të ashpër me forcat ushtarake dhe policore serbe në Qafë të Dollovës dhe në drejtim të Bokshiqit, duke i mbrojtur pozicionet e UÇK-së. Në korrik të vitit 1998, me rastin e ristrukturimit të UÇK-së, emrin e dëshmorit Myrtë Zeneli, e mori Brigada 132 e Zonës Operative të Dukagjinit, që është zona më e lavdishme e luftës çlirimtare të cilën e komandoi dhe udhëheqi Ramush Haradinaj. Trupi i këtij vigani pushon në varrezat e fshatit të lindjes, së bashku me dëshmorët e tjerë të rënë në luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Historia jonë e re e mbanë emrin e lavdishëm të Myrtë Zenelit, prandaj me këtë rast i përkujtojmë edhe tetë dëshmorët tjerë të cilët ranë më 1998-1999 në betejën e Grabanicës, Qeskovës, Dollovës, Kpuzit, Bokshiqit etj, dhe janë ndër themeltarët e lirisë që gëzojmë sot. Duke e përkujtuar Myrtë Zenelin, përkujtojm dëshmorët, martirët, invalidët e të gjithë ata që dhanë e sakrifikuan për këtë vend. Jemi obligativ secili qytetar ta ruan e çmon si sytë e ballit lirinë që gëzojmë sot.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …