Ramush Ahmetaj: Përjetësisht nderim për Dëshmorët Shkelzen Berisha dhe Besart Kadriaj

Në Kompleksin Memorial në Gllogjan, aty ku pushojnë dëshmorët e Kombit pa te cilët Kosova nuk do të ishte e lirê, e nderuam për të mos e harruar Shkelzen Gani Berishen dhe nipin e tij Besart Kadriaj, te rënë në trekëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi. Ata ishin nisur për armatim në një operacion shumë të vështirë. Nuk është rastësi pse Shkelzeni bashkë me Besartin ranë dëshmorë, sepse familja e tyre afër 7 breza kanë qenë te kyqur në luftërat çlirimtare. Kam pasë fatin që me disa luftëtar të UÇK-së që kanë dalë nga kjo familje te jem njohur, por edhe kam bashkpunuar e veperuar me ta që nga ilegalja e deri ne çlirimin e Kosovës nga okupatori serb. Këta dy dëshmorë qendruan me vite të varrosur në trojet shqiptare ne Mal te Zi, ne Vuthaj. Tani trupat e këtyre deshmorve qendrojne krenarë me lavdi te madhe ne Kompleksin Memoril në Gllogjanin heroik.
Në shenjë nderimi e respekti për këta dy dëshmorë u thuren këngë, poezi, u shkruan shkrime të shumta, sheshet dhe rrugët e mbajnë emrin e tyre. Familjeve te tyre u ndanë shumë dekorata. Ne vendin ku ranë u ngrit pllakë përkujtimore.
Përjetësisht nderim e respekt për Shkelzen Gani Berishen dhe Besart Kadriun.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …