Ramush Haradianj: Duhet t' ia bëjmë armikut ashtu sikur ia ka bërë Kroacia

Ramush Haradianj: Duhet t’ ia bëjmë armikut ashtu sikur ia ka bërë Kroacia

Pas arritje në Prishtinë, kryetari Ramush Haradinaj iu ka drejtuar mijëra pjesëmarrësve që kishin dalur për ta pritur. Ai tha se edhe  njëherë u ndjeva si pa shtet, sepse institucionet e Kosovës nuk ishin në nivelin e duhur. Ai ka përkujtuar me këtë rast se  “Me 24 mars 1998, Daçiqi (Ivica), baba i tyre Millosheviqi  e makina e tyre vrastare na kanë sulmuar familjen në Gllogjan, kanë provuar me na vra të gjithëve. Vuçiqi Daçiqi, e Milloshi janë kriminelë që kanë bërë krime në Kosovë. Për këtë kam thënë se është shpallje lufte dhe se ua bëjmë ma zi se ne atë kohë. Nëse dikush në Evropë ka harruar, nëse Franca ka harruar, janë disa që nuk e harrojnë përjetë se për këtë liri kemi dhënë njerëz, jemi flijuar dhe e dimë për çka kemin rënë. Le ta harrojnë ata ne Beograd që harrojmë. Shqiptarët janë popull i paqes dhe e duan paqen. Duhet me ia bëjmë armikut ashtu si ja ka bërë  Kroacia.  Jemi populli më i vjetër jo veq në Ballkan, ndër popujt më të vjetër në botë. Duhet ta dimë se më nuk mund të marrin prej shqiptarëve”, ka thënë Ramush Haradinaj para masës së tubuar në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …