leoni

Ramush Haradinaj: Aleancën me Amerikën duhet ta ruajmë si ditën e 24 marsit 1999

Në një akademi për nder të Epopesë së Dukagjinit, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sigurinë dhe lirinë e Kosovës. Haradinaj ka kujtuar periudhën e luftës, duke vlerësuar ndihmën e padiskutueshme të SHBA-ve gjatë vitit 1999, kur NATO, e udhëhequr nga Amerika, ndërhyri për të shpëtuar popullin shqiptar nga regjimi i Millosheviqit. Ai ka theksuar se çdo përpjekje për të minimizuar këtë aleancë është e dëmshme dhe e papranueshme për të ardhmen e Kosovës. Është mallkim nëse ne vetëlavdërohemi dhe harrojmë ndihmën e atyre që na kanë dhënë në kohën më të vështirë të jetës tonë, ndihmën e Amerikës. Është mallkim t’ia rrahim krahët njëri- tjetrit të themi se nuk kemi nevojë për askënd se ne vetë e ruajmë lirinë tonë, e mbrojmë kufirin e e mbrojmë veriun. Për të mbrojtur vendin në interes tonin e të jetës tonë e kemi jetike aleancën me Amerikën. Kush vetëlavdërohet, kush mburret, ta dini se nuk me këtë vend e me këtë popull. Edhe ata të tjerë të huaj që na rrahin krahun e na thonë nuk keni nevojë më qoftë për Amerikën qoftë për të tjetër, nuk na duan të mirën. Aleancën me Amerikën duhet ta ruajmë si ditën e 24 marsit 1999”, ka thënë Haradinaj

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Avni Dehari dhe Sala Jashari kryesojnë seancën konstituive të 15 Prillit

Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, e caktuar për 15 prill, …