Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: 1 Maji e gjen Kosovën më të drejta të nëpërkëmbura e të shkelura të punëtorëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se 1 maji e gjen Kosovën më të drejta të nëpërkëmbura e të shkelura të punëtorëve. Ai tha se 1 maji Kosovën e gjen pa Ligj të Pagave, pa rritje të pagave për një vit, pa sigurim shëndetësor e pa shtesa të fëmijëve. “Dita e punëtorëve, punëtorët kosovarë i gjen në një situatë të rëndë. Qindra mijëra punëtorë të sektorit privat pothuaj se janë lënë pas dore, ndërkohë që edhe sektori publik me këtë shtrenjtimin enorm të jetesës, e ka të vështirë ta lidh fillimin me fundin e muajit”, është shprehur Haradinaj. Ai i bëri thirrje qeverisë, që sipas tij t’i lërë fjalët e t’ia kthejë dinjitetin punëtorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …