Ramush Haradinaj: AAK gati të mbështesë Bogujevcin ose Selimin për kryeparlamentare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se AAK është e gatshme të mbështesë kandidaturat e Saranda Bogujevcit ose Shqipe Selimit nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryetares së Kuvendit. Haradinaj bëri të ditur se ka një dakordim mes partive opozitare për të votuar raportin për verifikimin e mandateve, që do t’i hapte rrugë dhënies së betimit dhe zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Ai theksoi se këto dy figura nga VV-ja do të kishin mbështetjen e AAK-së nëse do të propozoheshin për kryeparlamentare. Deklarata e Haradinajt vjen pas dështimit të Albulena Haxhiut për të siguruar votat e nevojshme në seancën e sotme. Ky sinjal i ri politik mund të ndikojë në zgjidhjen e krizës institucionale që po përballet Kuvendi i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

KDI

KDI: Pa zgjedhjen e kryetarit, kuvendi mbetet i pafunksionalizuar

Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se miratimi unanim i raportit për verifikimin e mandateve dhe …