Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se partia e tij kundërshton mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës. Haradinaj në fjalimin e tij në Kuvend, kërkoi nga institucionet e Kosovës të mos lejojnë cenimin e rendit kushtetues. “AAK vlerëson se referendumi kushtetues i Serbisë në territorin e Kosovës është jo kushtetues dhe jo ligjor. Votimi me postë dhe në zyrën ndërlidhëse përmbush standardet ndërkombëtare. Ajo kërkon nga institucionet e Kosovës të mos lejojnë cenimin e rendit kushtetues. Aleanca fton qytetarët që të respektojnë ligjet e Kosovës, ftojmë po ashtu ftojmë Bashkësinë Ndërkombëtare ta përkrahin Kosovën”, ka thënë Ramush Haradinaj.
