Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: AAK-ja me partnerët e koalicionit, është e vetmja forcë politike që ofron zgjidhje reale për sfidat aktuale të vendit

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka theksuar përkushtimin e tij për të ofruar zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballet Kosova. Pas mbledhjes së Kryesisë së AAK-së, Haradinaj deklaroi se ekipi i tij është i përgatitur dhe i vendosur për të udhëhequr Kosovën drejt zhvillimit dhe prosperitetit. Me Kryesinë e Aleancës, konfirmuam gatishmërinë tonë për të udhëhequr ndryshimin për të cilin Kosova ka nevojë. Me një ekip të përkushtuar dhe një plan të qartë veprimi, jemi më të vendosur se kurrë për t’i dhënë vendit tonë drejtimin e duhur, tha Haradinaj. Ai shtoi se plani i koalicionit për “Kosovën Fituese” përfshin anëtarësimin e vendit në NATO dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. AAK, së bashku me partnerët e koalicionit, është e vetmja forcë politike që ofron zgjidhje reale për sfidat aktuale të vendit. Plani ynë është konkret dhe i realizueshëm, duke garantuar një të ardhme më të mirë për çdo qytetar, theksoi Haradinaj, duke falënderuar anëtarët e Kryesisë për kontributin e tyre në platformën fituese të partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Lëvizja Vetëvendosje

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, po intensifikohen, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Listës Serbe

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Listës Serbe po …