Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të ardhmen e Kosovës gjatë vizitës së tij në Gjermani. Në një takim me strukturën e nëndegës së AAK-së, në Bavari, Haradinaj shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin dhe përkushtimin e diasporës kosovare në këtë vend. Gjatë takimit të organizuar nga Këshilli i degës së AAK-së për Bavari në Nuremberg, Haradinaj përjetoi një pritje të ngrohtë dhe diskutoi zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe proceset që pritet të ndodhin në muajt e ardhshëm. Ai theksoi se mbështetja për koalicionin e prirë nga Aleanca po rritet çdo ditë dhe se Aleanca është partia me mbështetjen më të madhe në Gjermani falë angazhimit të strukturave të saj. Për mua dhe Aleancën, bashkatdhetarët janë pjesë e rëndësishme në çdo proces për vendin. Ashtu siç kishin rolin e tyre jetik për lirinë e Atdheut, shtetformimin e shtetndërtimin, ata janë pjesë e jona e pandarë në përkushtimin tonë për ta sjellë ndryshimin dhe për ta orientuar Kosovën drejt zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik,” tha Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …