Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Akuzat e ministrit Murati janë vetëm sa për të zhvendosur vëmendjen nga dështimi me menaxhimin e pandemisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur “hajn të vogël” ministrin e Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se akuzat e ministrit Murati për keqpërdorimet me shpronësime janë vetëm sa për të zhvendosur vëmendjen nga dështimi me menaxhimin e pandemisë Covid-19. “Hekuran Murati është një hajn i vogël për Kurtin, si dikur Liburni, Durmishi e do tjerë që i ka Kurti. Ky diskutim i tij për këtë keqpërdorim ka të bëjë me zhvendosjen e vëmendjes kur janë 36 persona të vdekur nga COVID-19 te një proces që nuk ka ndodhur pagesa. Dhe për të treguar që ky është një hajn i vogël, ky është dashur ta dërgojë një prokurori e pastaj ta bëjë konferencën për shtyp”, tha ai. Haradinaj vlerëson se Qeveria Kurti qëllimisht po i ndalon investimet e mëdha kapitale.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …