Ramush Haradinaj: Kosova është në një gjendje të rëndë, për shkak të mënyrës së qeverisjes së qeverisë aktuale

Ramush Haradinaj: Albin, dil e trego, pse kërkove partneritet me Radojçiqin kur e ke ditur se ishte i ndjekur nga organet e rendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar kundër deklaratës së  kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se Milan Radojçiqit i ka ikur koha kur ai qëndronte në qeveri. Haradinaj ka kërkuar nga Kurti të tregojë për partneritetin me Radojçiqin. Po ashtu, është kthyer pas në kohë, duke ia përmendur Kurtit vitin 2004 kur Kurti  sipas tij ishte gjetur i mbuluar me batanije në një makinë me dy agjentë serbë. Po të bie maska Albin!  Dil e trego pse kërkove partneritet me Radojçiqin kur e ke ditur se ai ka qenë i ndjekur nga organet e rendit dhe i arratisur nga Kosova që prej nëntorit 2018, e në Listën e Zezë të Amerikës prej dhjetorit 2021? Po ashtu, ende nuk je përgjigjur në një pyetje shumë të vjetër. Pse vite pas lirimit tënd nga burgu, më 17 janar 2004, në Dollc të Klinës, u gjete i mbuluar me batanije, në makinë me agjentë serbë, Gollub e Boban Donqiq?  Përgjigju Albin. Nuk mund të gënjesh më e as të fshihesh pas patriotizmit që asnjëherë nuk e ke pasur. Po të vjen fundi Albin!”, ka shkruar, Ramush  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …