leoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi nga ndërkombëtarët ta hetojnë sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës, më 24 shtator

Ramush Haradinaj: Albin Kurti dhe vartësit e tij, vazhdimisht kanë goditur luftën e UÇK-së duke u mohuar të drejtat kategorive të luftës

Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, gjatë luftës së UÇK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas vizitës që u bëri përfaqësuesve të kategorive të dala nga lufta për nder të Ditës së Veteranit, shtoi se kjo kategori është keqpërdorur që nga paslufta. Ai tha me këtë rast  se po mos të ishin luftëtarët e lirës, veteranët Kosova nuk do të ishte e lirë, madje tha se edhe liria nuk është e sigurt nëse nuk vlerësohen e nderohen ata që e bënë atë realitet. Ai deklaroi se Qeveria-Kurti  po i nëpërkëmbë vlerat e luftës, duke i dashur më shumë vlerat e të tjerëve. Kryeministri po i poshtëron e fyen edhe policët e ushtarët e po gjen arsyeje që mos të merret me ta.  Në Kosovë kanë ndodhur shumë padrejtësi pas luftës, një nga padrejtësitë është edhe lakmi, apo marrja me emrin e veteranit iu siguroj se nuk do të ishim në liri, do të ishim nën njerëzit e Arkanit, pa veteranët pa ata që kanë luftuar. Edhe liria jonë nuk është e sigurt nëse ne nuk i vlerësojmë dhe nderojmë si duhet  vlerat e lirisë. Unë besoj që kurrë më të fortë nuk kemi qenë, ata që i duna vlerat e lirisë që e duan atdheun, kurrë më të fortë nuk kanë qenë”. Çdoherë prej që është kryeministër Albin Kurti dhe vartësit e tij, përpjekjet e vazhdueshme i ka bërë për të goditur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mohuar të drejtat këtyre kategorive, Ne në  vitin 2024, presim edhe interpretimin e Kushtetueses që goditi veteranët duke i hequr nga paga minimale dhe ne do të organizohemi për të kundërshtuar çdo padrejtësi që i bëhet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ju e dini që ka bërë shkelje ligjore duke ia mohuar familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, pensionin e pleqësisë dhe kontribut-dhënës padrejtësisht dhe ne u kemi bërë thirrje dhe po iu bëjmë edhe sot, ka thënë mes tjerash në fjalimin e tij, të mbajtur në Ditën e Veteranit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …