Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur publikisht se Albin Kurti ka pengje të së kaluarës dhe për këtë arsye ai po vepron kundër Kosovës në raport me Serbinë. Haradinaj në një debat televiziv ka numëruar disa nga pikat që Kurti po punon për Serbinë. Nuk e dimë kujt Kurti po ja paguan faturat pos Vuçiqit e Serbisë. Disa shenja që ndodhin në jetën politike nuk janë rastësi. Zakonisht ato përcaktojnë kualitetin e personit. Unë po i jap disa shenja të Kurtit. Së pari Kurti u kap nga serbët si zëdhënës i UÇK-së. Pastaj si zëdhënës i UÇK-së atij ju mundësua një dalje para mediave nga burgu i Serbisë. Si pjesë e organizatës KAAN, Kurti akuzonte të tjerët se po i keqtrajtojnë serbët. KAAN në atë kohë ishte si një lëvizje pro serbe. Në atë kohë Kurti u zu në një automjet nga Policia e Kosovës në Dollc të Klinës me personal të policisë ushtarake serbe. Ekziston evidenca dhe dokumentacioni zyrtarë që Kurti ka qenë i mbuluar me batanije. Edhe kjo është një shenjë jo e mirë e tij. Pas refuzimeve të çfarëdo natyre qofshin, që e quante flamurin e Kosovë lara-lara e sot rri gatitu para tij është tjetër shenj për kthimin e tij. Kemi shenja kur refuzoi termocentralin amerikanë 500 megavat, refuzimi i gazsjellësit. Të gjitha këto flasin për Kurtin tha mes tjerash kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …