Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Albin Kurti është i burgosuri i vetëm i Serbisë që është falur me vendim të ish-kryetarit, Koshtunica

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për të kaluarën e Albin Kurtit  ka saktësuar se ai  është i burgosuri i vetëm shqiptar, asokohe në Serbi, që është falur me vendim të kryetarit, Vojisllav Koshtunica. Albin Kurti nuk është fajtor për të kaluarën e tij, nuk mban përgjegjësi pse është zënë rob dhe është mbajtur nga Serbia. Por nëse gjatë punës dhe veprave të tij shoh pozitë që sulmon themelet e të arriturave tona të Kosovës, menjëherë më kujtohet koha kur ky ka qenë në duar të serbëve dhe përderisa  për dallim të Ukshin Hotit, për të cilin nuk e dimë ku është, për Albin Kurtin ka një vendim të faljes nga kryetari i Serbisë. Për falje nuk ka asnjë vendim tjetër, vetëm për Albin Kurtin nga Vjosllav Koshtunica. Haradinaj  tha se deklaratat e Kurtit në Bruksel ku tha se vendet e Ballkanit duhet të çlirohen nga kriminelët e luftës, kjo do të thotë se bëhet barazim i shtetit të Kosovës me Serbinë.

Haradinaj tha se ata që nuk e shpjegojnë kontekstin e luftës në Kosovë janë budallenj. Amerikanët për të treguar pse kanë hyrë konflikti në Kosovë janë detyruar të shpjegojnë që ka pasur edhe një palë luftarake në vend. Ata thonë se kemi ndërhyrë në Kosovë sepse është zhvilluar një luftë në mes të Jugosllavisë, regjimit të Millosheviqit dhe një ushtrie çlirimtare të atij vendi, e cila ka qenë në pozita të vështira për t’ u mbrojtur. Gjatë kësaj periudhe Millosheviqi ka kryer masakra e gjenocid mbi shqiptarë dhe gjatë kësaj kohe, me qëllim për ta ndalur regjimin antishqiptar të Millosheviqit janë detyruar të bombardojnë Jugosllavinë. Nuk bëhesh më i mirë për evropianët nëse të vjen turp ta tregosh të kaluarën,  ka thënë mes tjerash, Ramush Haradinaj në emisionin “Rubikon”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …