Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti nuk e ka lartësuar asnjë figurë kombëtare shqiptare siç ka bërë me figurën e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq. Kurti ka “kimi” serbe. Përbërja e tij si person është pak serbe. Për shembull, në Serbi mund të ketë edhe nobelistë si dikur Nikola Teslla që është edhe kroat edhe të tjerë, por nëse e marrim reciprocitetin pyes, ku është një kryeministër i Serbisë që e ka lartësuar një figurë kombëtare të Kosovës, si Ibrahim Rugovën, Fehmi Aganin a dikë tjetër?. Pra shihet që Kurti është në një mënyrë si kimi e botës serbe. Kryeministri i Kosovës vlerëson një ish –kryeministër serb pasi ka një lidhje me atë botë, me atë jetë edhe e shtyn të jep shpjegim për Gjingjiqin. Haradinaj theksoi se kryeministri Kurti është shoqëruar shumë me OJQ-të serbe kur ka qenë në KAN dhe sipas tij, kjo ende po ndikon në qasjen e tij ndaj Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …