Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Ramush Haradinaj: Albin Kurti nuk mori pjesë në manifestimin kryesor të 4 Korrikut, organizuar nga Ambasada amerikane

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos pjesëmarrje në manifestimin kryesor të 4 Korrikut, organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 2 korrik.  Kurti ka qenë në Prishtinë në atë ditë, por ka zgjedhur të mos marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme. Ai e akuzoi Kurtin për pabesi ndaj aleatëve të Kosovës, duke argumentuar se vendimi i Bashkimit Evropian për të hequr vizat për qytetarët serbë të Kosovës me pasaporta ilegale është një goditje tjetër  Albin  Kurtit për shkak të sjelljeve të tij.. Goditja e radhës me këto pasaporta është rezultat i marrëdhënieve jo të mira  që Kurti ka zhvilluar me aleatët. Aleatët po i kthejnë në çdo mundësi një lloj padrejtësie, goditje për shkak të Kurtit dhe sjelljeve të tij, deklaroi mes tjerash, kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …