Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij. “Kurti po i thotë projektit amerikan, projekt rus. Përveç se i tha jo Amerikës atë e cilësoi rus. Refuzimi është shumë shqetësues dhe lëkundi miqësinë me Amerikën. Para dorëheqjes ta rikthejnë vendimin për gazin”, deklaroi Haradinaj. Sipas tij, MCC angazhoi ekspertë të shumtë për linjën e gazit “dhe kryeministri, Albin Kurti, i tha se studimet tuaja nuk janë bindëse”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …