Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të krijojë mundësi të mëdha për zhvillimin e rajonit të Pejës, duke shfrytëzuar potencialin bujqësor dhe turistik të kësaj zone. Ai ka shtuar se plani i tij parashikon trefishimin e buxhetit për bujqësinë, modernizimin e infrastrukturës bujqësore dhe hapjen e tregut për prodhimet vendore. Haradinaj kritikoi qeverinë aktuale, duke thënë se ajo ka dëmtuar ekonominë dhe ka përkeqësuar gjendjen e bizneset, me rritjen e papunësisë dhe largimin e rinisë. Sipas tij, alternativa që ofron është një qeverisje e mirë dhe një Kosovë ku çdo qytetar do të fitojë. Ai premtoi mbështetje financiare reale për çdo familje, trajtim të dinjitetshëm për çlirimtarët dhe kushte më të mira për pensionistët. Ramush Haradinaj falënderoi qytetarët për mbështetje dhe energjinë që ata po japin për të sjellë ndryshimin që Kosova ka nevojë.
Kontrolloni gjithashtu
Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, shpreh shqetësimin e saj për mbylljen e strukturave paralele në Kosovë
Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Caroline Ziadeh, nuk është pajtuar me …